SYRI TV/ Blegtoria në vend në krizë të thellë, pa mbështetje dhe të ardhme
Blegtorët janë në një krizë të thellë ndërsa u duhet të përballen me neglizhencën dhe arrogancën e shtetit. Në vend të përkrahjes për punën, blegtorët shprehen se subvencionet janë të pamjaftueshme dhe të vonuara.
Syri tv
Blegtorët po përballen me vështirësi të mëdha dhe mungesë totale mbështetjeje nga shteti. E gjithë jeta dhe të ardhurat nga emigrimi janë investuar në blegtori, në makineri dhe bagëti, por ndihma shtetërore ka qenë pothuajse zero. Edhe një kasolle e ndërtuar për mjetet bujqësore është prishur, duke i lënë ato në mes të rrugëve të fshatit.
Janë marrë me qira 500 dynym tokë, por përfitimi është i papërfillshëm. Nafta është përfituar vetëm 10%, ndërsa pronarët e tokave nuk japin dokumente përdorimi.
Subvencionet nuk mjaftojnë për të siguruar ushqimin për dimër. Në fshat kanë mbetur shumë pak blegtorë dhe të rinjtë nuk e shohin më këtë sektor si perspektivë, duke menduar largimin.