Standarti Meta, që poshtëron Ramën!
Nga Petrit Vasili/
Politika nuk matet me fjalë dhe me lojëra fjalësh, por vetëm me veprime.
Në momentet e vështira e të komplikuara politike gjithmonë kujtohen veprimet e politikanëve për ti zgjidhur ato dhe jo spërdredhjet me fjalë boshe që i kanë zgjatur krizat dhe i kanë përkeqësuar e renduar ato.
Sot Rama ka futur vendin në krizën më të tmerrshme politike dhe i gjithë integriteti i shtetit është në një rrezik shumë të madh për shkak të korrupsionit dhe inkriminimit narkokriminal të qeverisë së tij.
Dorëheqja e Ramës do të ishte akti minimal politik, që ai duhet të bënte përballë skandaleve asgjësuese korruptive ku është përfshirë qeveria dhe ai personalisht.
Por Rama është kaq i vogël, kaq frikacak, kaq pa karakter, kaq pa dinjitet sa që pranon të zvarritet duke bërë dëme pa fund vetëm e vetëm për interesin e tij personal.
Nga ana tjetër politika shqiptare e ka një shembull të madh, që është ai i Ilir Metës.
Dy herë Ilir Meta ka dhënë dorëheqjen.
Të dy herët ka qenë në pushtet.
Në rastin e parë si Kryeministri më i suksesshëm i socialistëve dhe herën e dytë si zv.kryeministër dhe ministër i ekonomisë.
Në rastin e parë në vitin 2002 vetëm në funksion të integrimit të vendit dhe për shkak të krizës politike të prodhuar nga Nano ai dha dorëheqjen dhe Presidenti Moisiu u zgjodh me propozimin e opozitës, ndonëse me të gjithë të drejtën e zotit dhe të kushtetutës Meta mund të qëndronte në detyrë si kryeministër.
Ndërsa në vitin 2011 vetëm për shkak të publikimit të një videoje të manipuluar Meta dha menjëherë dorëheqjen dhe me pas refuzoi mbylljen e çështjes për shkak të procedurave i shkoi gjykimit deri në fund dhe mori pafajësi totale me një votim 5 me zero në Gjykatën e Lartë.
Ky është standardi Meta, që poshtëron Edi Ramen, që nuk i afrohet dot dhe është vite dritë larg tij.
Edi Rama pranon çdo lloj poshtërimi për karrigen e tij që qelbet era korrupsion, pranon që vendi të shkatërrohet dhe njerëzit të ikin me mijëra nga vendi sepse ky nuk jep dorëheqjen.
Kuptohet qartë pra pse Rama e urren dhe ka një delir inferioriteti paranojak përballë Ilir Metës.
Përballë standardit Meta Edi Rama duket si një zvarranik politik, qe nuk ka asnjë respekt as për veten dhe do mbahet mend gjatë vetëm për të këqijat pa fund që solli dhe zvarritjen prej legeni në këmbët e karriges së pushtetit.
Standardi Meta është ai që mbron vendin, përgjegjshmërinë politike më të lartë dhe patriotizmin sipëror.
Por Edi Rama është i destinuar vetëm të zvarritet sepse standardi Meta është i paarritshëm prej tij sepse Rama është peng i miliarda euro të grabitura dhe qindra narkotrafikantësh, që janë bashkëpunëtorët e tij në rrëmbimin dhe mbajtjen mafioze të pushtetit.