Thirrja e PD Gjirokastër: Të bashkohemi masivisht në protestën madhore që do të zhvillohet më 22 dhjetor në Tiranë, ora 18:00

Zëdhënësi i PD dega Gjirokastër Armando Rabaj ka dalë në një deklaratë shtypi gjatë ditës së sotme ku ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të qarkut Gjirokastër që të ngrihen dhe të bashkohen masivisht në protestën madhore që do të zhvillohet më 22 dhjetor në Tiranë, ora 18:00.

THIRRJE PUBLIKE

Partia Demokratike, dega Gjirokastër, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të qarkut Gjirokastër që të ngrihen dhe të bashkohen masivisht në protestën madhore që do të zhvillohet më 22 dhjetor në Tiranë, ora 18:00.

Kjo nuk është thjesht një protestë.

Kjo është revoltë.

Revoltë kundër një qeverie që ka shndërruar Shqipërinë në narko-shtet, kundër një regjimi që ka zhytur qytetarët në varfëri ekstreme dhe ka detyruar mijëra familje të braktisin vendin.

Qarku i Gjirokastrës sot është një nga qarqet më të shpopulluara të Shqipërisë. Shtëpi të mbyllura, fshatra të braktisura, të rinj që largohen pa kthim. Kjo është pasojë direkte e keqqeverisjes, korrupsionit dhe grabitjes së pasurisë publike.

Thirrja jonë është e qartë:

Qytetarët e qarkut Gjirokastër duhet të mobilizohen për të rrëzuar këtë regjim diktatorial, për t’u përballur me korrupsionin, për t’i thënë mjaft kësaj kleptokracie që ka shkatërruar jetët dhe shpresën e shqiptarëve.

Është koha të ngrihemi, ashtu siç u ngritën prindërit tanë në vitet ’90.

Diktaturat nuk bien vetë.

Ato rrëzohen vetëm me guxim, unitet dhe revoltë popullore.

Më 22 dhjetor, të gjithë së bashku në Tiranë, për t’i thënë shporru kësaj diktature dhe këtij narko-shteti, deri në rrëzimin e tij përfundimtar!

Bashkohuni për të ardhmen e fëmijëve tanë, për dinjitetin, për Shqipërinë që meritojmë.