", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/December/21/auto_IMG_2324-600x3601766306581.png", "width": 900, "height": 540 } }

Pamjet/ SHBA sekuestron një anije tjetër pranë Venezuelës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës  sekuestruan sot një tjetër anije cisternë  që ishte ankoruar në Venezuelë.

Lajmi u bë I ditur nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Christy Noem në një postim në platformën X.

“SHBA-të do të vazhdojnë të ndjekin lëvizjen e paligjshme të naftës së sanksionuar që përdoret për të financuar narkoterrorizmin në rajon”, tha ajo.

Roja Bregdetare ra në gjurmët e anijes me ndihmën e Pentagonit

Sipas disa mediave amerikane anija u sekuestrua në ujërat ndërkombëtare pranë Venezuelës.

Gazeta New York Times raportoi se ajo ishte me flamur panamez dhe mbante naftë venezueliane.