", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/December/21/auto_Screenshot_2-20-600x3601766304353.png", "width": 900, "height": 540 } }

‘Koha do ta tregojë’, Zhegrova me postim pas derbit me Romën

Edon Zhegrova ka reaguar në Instagram pas fitores së rëndësishme të Juventusit ndaj Romës me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Stadium”.

Sulmuesi kosovar u aktivizua në pjesën së dytë, duke u futur si zëvendësues i golashënuesit të parë të Juventusit, Francisco Conceição.

Në 30 minutat e tij në fushë, Zhegrova pati një paraqitje solide dhe energjike, duke sjellë dinamizëm në repartin ofensiv.

Madje, goli i dytë i Juventusit erdhi pas një aksioni që rrjedhi nga këmbët e Zhegrovës, i cili me lëvizjen dhe pasimin e tij kontribuoi drejtpërdrejt në ndërtimin e aksionit vendimtar.

Pas ndeshjes, Zhegrova ndau këtë mesazh në rrjetet sociale:

“Fitore e rëndësishme. Koha do ta tregojë. Deri në fund, Forca Juve.”

Një tjetër paraqitje pozitive për Zhegrovën, i cili po fiton gjithnjë e më shumë besim dhe minuta në ndeshje të mëdha me fanellën bardhezi.

View this post on Instagram

A post shared by Edon Zhegrova (@edonzhegrova10)