EMRAT/ Njihuni me banorët e ‘Big Brother VIP Albania 5’

Edicioni i pestë i “Big Brother Albania VIP” nisi zyrtarisht dhe banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së famshme për të garuar për çmimin e madh.

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur.

Në rolin e opinionistëve, siç zbuloi Anabel gjatë ditës së djeshme, do të jetë Monika Kryemadhi dhe për të pestin vit radhazi, Arbër Hajdari.

Ja 14 banorët e parë të BBVA-5:

1. Miri (Armir Shahini), këngëtar

2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025

3. Kristi Lamaj, këngëtar

4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u

5. Lore, këngëtare

6. Seno Fishta, moderator podkasti

7. Lorna Hysa, influencuese

8. Mal Retkoceri, këngëtar

9. Xhodi Skura, blogere

10. Angelo Haruni, gazetar

11. Selin Bollati, balerinë

12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi

13. Stine (Ernest Duka), këngëtar

14. Sabina Mete, moderatore