‘BBV Albania 5″/ Kush janë dy banorët e parë që futen në shtëpi
Brikena Selmani dhe Armir Shahini janë dy banorët e parë që i janë bashkuar shtëpisë së ‘Big Brother Vip Albania’ këtë edicion të pestë.
Armir Shahini, është një këngëtar shumë i dashur për publikun shqiptar, i njohur më së shumti si një nga anëtarët kryesorë të grupit ‘West Side Family’.
Ndërsa Brikena Selmani është një modele nga Kosova, e cila para pak kohësh përfaqësoi Kosovën në ‘Miss Grand International 2025’.