VIDEO/ Dorina Pojani në ‘Odeon’: Mjedisi, personazh i persekutuar nga regjimi, i njëjti fat edhe sot
Nga Egla Xhemalaj
Arkitektja dhe urbanistja Dorina Pojani na fton ta shohim kinemanë e asaj kohe përtej narrativës ideologjike, duke e vendosur mjedisin në qendër të vëmendjes.
Natyra sipas saj nuk shfaqet thjesht si sfond, por si një personazh i persekutuar, i deklasuar dhe i detyruar të nënshtrohet nga njeriu dhe nga ideologjia e diktaturës.
Në shumë filma të realizmit socialist, ajo trajtohet si pengesë që duhet mposhtur, ndërsa shkenca dhe ndërhyrja njerëzore paraqiten si mjete dominimi.
Ky raport i deformuar me mjedisin nuk mbetet vetëm në ekran, por shtrihet edhe në realitetin e sotëm, ku pasojat e asaj mendësie vazhdojnë të jenë të dukshme dhe sot, thotë arkitektja dhe urbanistja.
Pikërisht këtu, Dorina hap një debat aktual, duke propozuar një këndvështrim ekofeminist, që sfidon logjikën e dominimit dhe kërkon një marrëdhënie më të barabartë mes njeriut dhe natyrës, si një mënyrë për të riparë të shkuarën, por edhe të tashmen.