Zbulohet banori i parë i 'Big Brother VIP 5', një këngëtar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri
Armir Shahini ose siç njihet ndryshe si Miri i West Side Family është konkurrenti i parë për edicionin e pestë të Big Brother VIP.
Si anëtar i West Side Family, një prej grupeve më ikonike në Shqipëri, Miri sjell nostalgji, njohje të menjëhershme dhe interes të madh nga publiku.
Në planin familjar, Miri është i martuar me një shtetase gjermane, me të cilën ka një vajzën 13-vjeçare që jeton në Gjermani, flet shqip.
I njohur për energjinë pozitive, miqësinë dhe humorin natyral, ai do të sillte lehtësi dhe ngrohtësi në dinamikat e shtëpisë.