‘Fito tender, lepiju pushtetit’/ Këlliçi: Rilindja shpiku Carlo supervizorin për të lëvduar korrupsionin
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, me ironi ka reaguar rreth mënyrës se si media e kapura nga qeveria, lavdëronin projektin e Unazës së Madhe, pasi u jepej llokma nga pushteti.
‘Gogoli shpiku Revizorin për të tallur korrupsionin! Rilindja shpiku Carlo supervizorin për ta lëvduar!
Kjo është Unaza e Madhe sipas gazetarisë mercenare alla Carlo. Fito tender, merr paratë e shqiptarëve, bë reportazh, lepiju pushtetit, ver gjoba’, shkruan Belind Këlliçi në një postim të tij në Facebook.
Reagimi i deputetit të PD-së, Belind Këlliçi
Gogoli shpiku Revizorin për të tallur korrupsionin!
Rilindja shpiku Carlo supervizorin për ta lëvduar!
Kjo është Unaza e Madhe sipas gazetarisë mercenare alla Carlo. Fito tender, merr paratë e shqiptarëve, bë reportazh, lepiju pushtetit, ver gjoba, kthehu sërish në pikën 1, bjeri unazës nga e para.
Patjetër o shkolla e gazetarisë me ‘nënkontraktim’, kur ke marrë tenderin e supervizimit, çdo gropë të duket metaforë, çdo denoncim e sulmon si keqinformim dhe çdo abuzim e shet si mrekulli.
Imagjinoni të jetë cilësia e punimeve si gazetaria e ‘supervizorit’ Carlo!!!!!!!