Berisha takim në Kurbin, demokratët i shpalosin pankartën: Ne të duam, ne të besojmë
Kryetari i PD-së Sali Berisha u prit me entuziazëm nga demokratët e Kurbinit në takimin që po mbahet sot pasdite.
Në godinën e shtëpisë së Kulturës ku po mbahet takimi ishte vendosur një pankartë e madhe ku shkruhej "Doktor Berisha, ne të duam, ne të besojmë"
Kreu i degës së PD-së së Kurbinit Edmond Shkoza shprehu mirënjohje të thellë për strukturat dhe qytetarët e Kurbinit, duke vlerësuar qëndresën dhe përkushtimin e tyre.
Demokratët e Kurbinit nuk u dorëzuan përpara presioneve, por arritën të mbanin lart "parimet dhe dinjitetin, krenarinë dhe shpresën" tha ai.
“Falenderoj qytetarët që morën pjesë në procesin e votimit dhe që nuk u shitën përballë blerjeve e presioneve’ theksoi Shkoza.
Në këtë foltore, Berisha shoqërohet dhe Agron Gjekmarkaj, drejtuesi politik i qarkut të Lezhës dhe Gjin Gjoni, deputeti i PD-së.