VIDEO-SYRI TV/ Arrestohet 20 vjeçarja indoneziane, akuzohet se vrau foshnjën! Zbardhet dëshmia

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20 vjeçare nga Indonezia pasi akuzohet se ka vrarë foshnjen e saj.

Ndaj saj ishte firmosur një urdhër ndalimi. Nga informacionet e para mësohet se vajza kishte mbërritur në Shqipëri shtatzënë dhe kishte lindur në Tiranë.

Krimi, dyshohet se ka ndodhur në tetor të këtij viti, informon gazetari i Syri Tv, Klajdi Bodlli.  

Para policisë ajo ka thënë se e ka kryer krimin në kushtet e tronditjes së rëndë psikologjike.

20 vjeçarja, Ayu Putro kishte ngelur shtatzënë në vendin e saj dhe kishte ardhur në Shqipëri ku ka kryer dhe lindjen.

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndaluar një shtetase të huaj, A. P., 20 vjeçe, pasi Gjykata ka dërguar urdhrin e ndalimit ndaj saj. Sipas njoftimit zyrtar, e reja dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.

Ndërhyrja e policisë u krye në zbatim të vendimit gjyqësor, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse ligjore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të çështjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera, duke theksuar se çështja është në fazë hetimore.