Balliu mesazh qytetarëve: Hajdeni në protestë për fëmijët, familjen dhe xhepat tuaj që po ua vjedhin

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV, ka bërë një thirrje për qytetarët që ti bashkohen protestës së 22 dhjetorit.

Gjatë bisedës me moderatoren Eneida Ndoci Balliu iu drejtua qytetarëve duke u shprehur se: ‘Në qoftë se jeni për të ardhur për parti, mos hajdeni fare. Të vijnë për interesin e vet, për xhepin e vet, për fëmijën e vet, për familjen e vet, për të ardhmen e vet. Ditën e hënë, ora 18:00, të gjithë duhet të jemi në shesh për vendin tonë’.

‘Nisma që kemi ndërmarrë ne, duke ju referuar edhe situatës aktuale ku është vendi, ne kemi thirrur një protestë, një revoltë.

Unë po shkoj për revoltë. Sepse unë nuk mund të pranoj që të jem pjesë e një situate absurde, ku ke përballë njerëz të cilët vetëm shishe vere kanë 3 milionë euro. Domethënë, këtu faktohet dhe rënia e zgjedhjeve. Zgjedhje do bësh me një pushtet, ajo ka 300 apartamente, ajo nuk blen votë me lekë, ajo blen votë me apartamente. Pra, çfarë kuptimi, ku janë zgjedhjet këtu?

Dhe këtu faktohet dhe vjedhja e zgjedhjeve. Dhe kërkesa jonë kësaj radhe nuk është e paqartë. Jemi shumë të qartë në kërkesën tonë. Edi Rama të japë dorëheqjen dhe pikë. T'i hapet rrugë qeverisë teknike. Këtu çdo gjë tjetër, çdo propozim tjetër nuk ekziston. Këtu ka vetëm një. Tani, po bëhet një hap në këtë protestë.

Në qoftë se qeveria nuk merr masat që duhet të marrë, në qoftë se Edi Rama nuk tërhiqet, absolutisht do shkohet drejt protestave të qëndrueshme. Por kur flas për protesta të qëndrueshme, nuk e kam fjalën që do marrim dhe do rrimë aty një ditë, dy ditë apo tre ditë, siç ishte po themi çadra.

Po flasim për protestë të qëndrueshme, përballje 24 orë në 24 tek Kryeministria. Është diçka shumë e ndryshme. Por ju garantoj që e kemi të gjithë fuqinë për ta bërë. Unë ditën e djeshme isha në Astir. Patëm një takim masiv, ku njerëzit erdhën dhe ishin më të karikuar se ç'jemi ne si opozitë. Dhe po ju garantoj, njerëzit janë shumë të qartë dhe u ka ardhur në majë të hundës, se nuk po ushqejnë dot fëmijët e tyre. Sepse i vjedhin këta paratë.

Tani, çështja e emigrantëve që po kthehen bëjnë shumë mirë dhe të vijnë të hënën në protestë. Përsa i përket pjesës tjetër që ju thoni, krimi është i pajustifikueshëm. Gjenerata e prindërve tanë kanë jetuar në një kohë tmerri dhe mjerimi. Dhe nuk kanë zgjedhur drogën, nuk kanë zgjedhur të vrasin njeri. Krimi është krim.

Se cilat janë arsyet, ato nuk mbeten për ne për t'i diskutuar. Kur të shkosh lart, ballafaqohesh me atë nga ana morale. Ligji është ligj, shteti është shtet. Merresh me drogë, i jep drogë fëmijëve... Por s'po kultivohet gjë tjetër në vendin tonë. Jepesh... Merresh me drogë, i jep drogë fëmijëve, fut drogën nëpër shkolla, frymëzon krimin, ti duhet të shkosh në burg dhe pikë.

Ajo çfarë duhet të kuptojmë ne është që shumë prej tyre nuk vijnë fare nga momente të vështira. Edi Rama është i rritur në Bllok. Se kryekrimineli është Edi Rama. Kryekrimineli është Edi Rama. Edi Rama është më kriminel se Suel Çela. Edi Rama është më kriminel se Troplinët. Se ai është shefi i tyre. Krimineli është Edi Rama. Kryekrimineli i këtij vendi është ai.

Trafikun e drogës e lejon Edi Rama. Garancia për drogën në Shqipëri është Edi Rama. Garancia për pasigurinë e jetës së shqiptarëve është Edi Rama. Të tjerat janë lojëra fjalësh. Ndaj unë kam vetëm një thirrje për prindërit që edhe të mbrojnë fëmijët e tyre, që të kemi siguri në shkolla, të kemi siguri në jetë, që të fëmijët të shkollohen dhe të kenë për ëndërr të bëhen pedagogë, akademikë, të bëhen gazetarë, të bëhen juristë, të bëhen avokatë, të bëhen prokurorë, gjyqtarë, të bëhen politikanë apo çfarë të duan ata, edhe jo të bëhen kriminelë e të bëhen trafikantë droge.

Duhet të heqim shembullin e pozitiv që ka droga sot, që është Edi Rama. Se trafikantët shikojnë Edi Ramën dhe thotë, ja, na e ndërtoi shtetin tonë. Është më mirë të heqim Edi Ramën që shtetin t'ia kthejmë qytetarëve.

Një thirrje për ditën e hënë të çdo qytetari një thirrje të përzemërt. Në qoftë se jeni për të ardhur për parti, mos hajdeni fare. Të vijnë për interesin e vet, për xhepin e vet, për fëmijën e vet, për familjen e vet, për të ardhmen e vet. Ditën e hënë, ora 18:00, të gjithë duhet të jemi në shesh për vendin tonë’, u shpreh deputeti i PD-së, Klevis Balliu në SYRI TV.