Sipas mediave të huaja, Joshua u detyrua të punonte shumë më tepër sesa do të donte për të ‘shuar’ sfidën e një kundërshtari të guximshëm, por me disa kufizime.

Joshua e rrëzoi tre herë Paulin, përpara se t’i jepte goditjen e fundit me të djathtën në gjysmën e raundit të gjashtë.

Luftëtari britanik i ngriti dorën Paulit në shenjë respekti pas ndeshjes.

"Jake Paul ka bërë shumë mirë sonte. Dua ta përgëzoj, ai u ngrit, herë pas here", tha ai për kundërshtarin e tij.

Joshua tha se "nuk ishte performanca më e mirë", duke shtuar: "U desh pak më shumë kohë se sa pritej. Por dora e djathtë më në fund gjeti destinacionin."

Ndërkohë, Paul tha: “Ndihem mirë, ishte argëtuese. E dua këtë sport. Dhashë gjithçka, është çmenduri. E kalova shumë mirë.”

"Bëra shumë, por për këtë bëhet fjalë në këtë sport. Do të kthehem dhe do të vazhdoj të fitoj", shtoi ai.

Paul vijoi më tej duke thënë: "Thjesht u lodha për të qenë i sinqertë. Ai luajti në mënyrë të mrekullueshme dhe godet shumë fort."

Ndeshja shënoi fundin e një pauze 14-mujore për Joshuan, 36 vjeç, ndërsa për Paulin 28-vjeçar ishte ndeshja më e madhe që nga fillimi i karrierës së tij në boks në vitin 2020.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/December/20/auto_joshua1766247306.webp", "width": 1245, "height": 700 } }

VIDEO/ Anthony Joshua 'i jep leksione' boksi në ring YouTuber-in Jake Paul

Dy herë kampioni i botës në peshat e rënda, Joshua, u rikthye në ring për herë të parë që nga humbja me nokaut ndaj Daniel Dubois në shtator 2024.

Ish-kampioni britanik i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, i dha një dozë realiteti YouTuber-it të shndërruar në boksier, Jake Paul, ndërsa fitoi përballjen e tyre të shumëpritur.