SYRI TV/ Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në parlament, CNN: Akuzat për korrupsion ndaj Ballukut
Mediat Ndërkombëtare Pasqyrojnë Protestën e Opozitës në Parlamentin e Shqipërisë
Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, duke e pasqyruar betejën politike të Partisë Demokratike që denoncon korrupsionin, krimin e organizuar dhe zyrtarët e afërt të kryeministrit të goditur nga drejtësia. CNN, BBC dhe Al Jazeera kanë raportuar për përplasjet politike dhe akuzat e forta ndaj qeverisë dhe funksionarëve të saj.
Sipas BBC-së, opozita ka protestuar kundër sundimit të Partisë Socialiste në pushtet, duke kërkuar llogaridhënie për akuzat për korrupsion dhe abuzime.
Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë
Kaosi i shkaktuar të enjten në Kuvendin e Shqipërisë vijon të marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Mediat CNN, BBC dhe Al Jazeera kanë raportuar për përplasjet politike dhe akuzat e forta të opozitës ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama.
Media amerikane e njohur, CNN, ka publikuar pamje nga seanca e së enjtes, ku deputetët e opozitës protestuan dhe shkaktuan kaos në Kuvend, duke ndezur flakadanë dhe duke u përplasur ashpër me socialistët.
CNN shkruan: “Një protestë shpërtheu brenda parlamentit të Shqipërisë, ndërsa ligjvënësit e opozitës u përleshën për akuzat për korrupsion kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila i ka quajtur akuzat ‘shpifje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra’.”
BBC gjithashtu ka pasqyruar ngjarjet e seancës plenare dhe ka ndarë pamje nga përplasjet e ashpra. BBC shkruan: “Ligjvënësit e opozitës po protestonin kundër asaj që e quanin sundim gjithnjë e më autoritar nga partia socialiste në pushtet.”
Al Jazeera shkruan për skenat kaotike në parlamentin shqiptar, duke theksuar se votimi për avokatin e popullit u shndërrua në një protestë nga politikanët e opozitës.
Al Jazeera raporton: “Shpërthim dhe përleshje në debatin parlamentar të Shqipërisë. Në parlamentin e Shqipërisë pati skena kaotike, ku votimi për avokatin e popullit u shndërrua në një protestë nga politikanët e opozitës për mashtrim të dyshuar zgjedhor dhe korrupsion.”