Berisha: U ftoj që me 22 dhjetor të tregojmë para shqiptarëve dhe botës zemërimin tonë të thellë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri thirrje për mobilizim dhe protestë masive më 22 dhjetor, duke theksuar se kjo datë duhet të shërbejë si një mesazh i fortë zemërimi dhe revolte ndaj asaj që ai e cilësoi si një organizatë kriminale në pushtet.
Ai u shpreh se shqiptarët duhet të tregojnë para vendit dhe botës reagimin e tyre kundër vjedhjes dhe korrupsionit të përmasave ekstreme.
Fjala e tij:
Jam plotësisht dakord me to.
Duhet t’i kthej gjer në qindarkën e fundit.
Për fatin më të keq, në qoftë se ka një sektor... se këtu njerëzit me të drejtë duartrokasin veprimet që bën prokuroria speciale kundër ministrave, por ama të mos harrojmë se në këtë kohë kur miliardat vidhen apo futen nga droga, janë sekuestruar gjithsej 60 milionë euro.
60 milionë euro janë sa një kafe.
Do merrni vesh dhe do mësoni të dashur qytetarë gjëra që kurrë nuk mund të mendoni se mund të ndodhnin në një shtet.
Por këto janë në zhvillim.
Ne na takon të ndahemi një minutë e më parë.
Ndaj dhe u ftoj që me 22 dhjetor të tregojmë para shqiptarëve dhe botës zemërimin tonë të thellë, revoltën tonë shpirtërore, protestën e fuqishme kundër kësaj organizate kriminale që ka vjedhur Shqipërinë dhe shqiptarët në 12 vite në ato proporcione që ka vjedhur Bokaso, Mobutu apo Gedafi vendet e tyre.