Berisha: Të gjitha rrugët do të ndiqen për të rrëzuar Edi Ramën, kjo është prova jonë dhe e shqiptarëve
Duke folur për përshkallëzimin e aksionit opozitar dhe betejën për rrëzimin e qeverisë, kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se opozita është e vendosur të ndjekë çdo rrugë për largimin e Edi Ramës nga pushteti.
Ai theksoi se asnjë mjet nuk përjashtohet, se beteja është e përbashkët me qytetarët dhe se largimi i kryeministrit është një betim politik i panegociueshëm, që do të ndiqet deri në fund.
Fjala e tij:
Ngujimi i grupit parlamentar është një akt absolutisht ndër më të mundshmit, por asgjë nuk përjashtohet.
Besoj së rrëzimin e diktaturës duhet ta bëjë populli shqiptar, por të gjitha mjetet do të përdoren.
Të gjitha rrugët do të ndiqen, nuk duhet të kemi iluzion. Një gjë ju them, ne jemi të betuar, për këtë ta dijë çdo shqiptar. Sot jemi të betuar se, nuk do ti ndahemi gjer në largimin e tij nga pushteti.
Dhe kjo është prova jonë, jam plotësisht dakord me ty, por kjo është prova edhe e shqiptarëve, dhe ne bashkë me shqiptarët do e largojmë këtë nga pushteti.