​Berisha: Protesta të hënën është fillimi i madh i stinës, e cila ndalet vetëm me largimin e Edi Ramës

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se protesta e së hënës shënon fillimin e një stine të madhe, e cila do të ndalet vetëm me largimin e Edi Ramës.

Ai bëri thirrje që qytetarët të dalin masivisht në shesh për të shënuar fillimin e revoltës popullore ndaj qeverisë.

Fjala e tij:

Protesta të hënën është fillimi i madh i stinës, e cila ndalet vetëm me largimin e Edi Ramës.

Ne dalim në protestë të hënën për të shënuar fillimin e revoltës popullore për largimin e Edi Ramës.