Berisha: Lapaj u ftua të ishte i pranishëm në protestën tonë, por ai ka programuar protestën e tij
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, kreu i PD Sali Berisha theksoi se Lapaj u ftua të merrte pjesë në protestën e organizuar nga PD, por ai kishte zgjedhur të zhvillonte aktivitetin e tij të veçantë.
Berisha shtoi se e kishte mbështetur dhe përgëzuar më parë Lapajn për protestat e tij, por theksoi se protesta e PD-së është e organizuar me qëllim të qartë dhe do të zhvillohet më 22 në shesh nga elektorati, mbështetësit dhe aleatët e saj.
Fjala e tij:
Unë e kam mbështetur publikisht jo njëherë, por disa herë dhe e kam përgëzuar Lapajn për protestën e tij. Natyrisht ai përfaqëson një parti politike dhe protestën e bazon tek partia e tij.
PD siç e patë ju, filloi protestën e saj të fuqishme, ka filluar protestën e saj javore para kryeministrisë me qëllim dhe e dyta në parlament.
Me datën 22 PD dhe elektorati, mbështetësit, aleatët e saj janë në shesh.
Për ta ditur Lapaj është ftuar të ishte i pranishëm në protestën tonë, madje edhe mund të fliste, por ai ka programuar protestën për partinë e tij.