Berisha: 300 apartamentet e Lubi Ballukut do sekuestrohen dhe do u kthehen qytetarëve
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se pasuritë e përfituara në mënyrë korruptive nga ministrja Belinda Balluku, përfshirë 300 apartamentet, do të sekuestrohen dhe do t’u kthehen qytetarëve.
Ai theksoi se bëhet fjalë për një proces të vështirë dhe në zhvillim, i cili sipas tij po pengohet nga mbrojtja politike e Edi Ramës, me synimin për të zhdukur dokumentacionin, por se pavarësisht kësaj, sekuestrimi i tyre është i pashmangshëm.
Fjala e tij:
Ky është një proces shumë i vështirë, proces në vazhdim, në të cilin Lubi Balluku po mbrohet nga Edi Rama në mënyrë që të prishë çdo lloj dokumentacioni, por nuk ka dyshim se ato do sekuestrohen dhe do u kthehen qytetasve.