Aksident në Maliq/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, dy persona përfundojnë në spital
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rrëmbec të Maliqit. Mësohet se një mjet tip “Skoda” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të rrugës, ku është përplasur me një pemë. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur dy persona që udhëtonin në automjet.
Të plagosurit ndërkohë ndodhen spital, po marrim po marrin ndihmën e parë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.