Berisha publikon videon: PS duhet çuar në Gjykatën Kushtetuese dhe nxjerrë jashtë ligjit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një video në rrjetin e tij social Facebook, ku publikohet një deklaratë e gazetarit Andi Bushati lidhur me Partinë Socialiste dhe qeverisjen në vend.
Në videon e shpërndarë nga Berisha, Bushati shprehet se Partia Socialiste duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe të nxirret jashtë ligjit, duke e cilësuar atë si një bandë kriminale që, sipas tij, funksionon çdo ditë për të grabitur vendin.
Sipas deklaratës së cituar në video, pa një veprim të tillë institucional, situata politike dhe shoqërore nuk mund të marrë zgjidhje. “Kështu fillon në çdo vend. Pa nxjerrë jashtë ligjit PS si një bandë e organizuar që ka për qëllim të vjedhë gjithçka, kjo gjë nuk merr fund”, thuhet në deklaratë.