Transportonte me valixhe një kallashnikov me municion, arrestohen 24-vjeçari në Tiranë
Një 24-vjeçar u arrestua në Tiranë, pranë terminalit të autobusëve në rrugën “Kastriotët”, pasi u kap duke transportuar në një valixhe një armë zjarri kallashnikov me municion, që dyshohet se do ta shiste.
I arrestuari, banues në Bathore, u ndalua në flagrancë, ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Luggage”.
Transportonte me valixhe, një kallashnikov me municion, me qëllim shitjen, kapet në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, 24-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës operative dhe operacionale, me fokus goditjen e posedimit të kundërligjshëm dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin “Luggage”.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacionit të siguruar në rrugë operative, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi H. M., 24 vjeç, banues në Bathore, i cili mbante në një valixhe udhëtimit, dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.