Protesta e 22 dhjetorit/ Balliu: Të bashkohemi në revoltë qytetare kundër korrupsionit!
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka zhvilluar një takim këtë të premte, me banorë të zonës së Astirit në kryeqytet.
Para banorëve të astirit, Balliu tha se ndërsa shqiptarët jetojnë në varfëri dhe biznesmenët merren peng nga shteti, të pandehurit Belinda Balluku dhe Ergys Agasi jetojnë në luks me milionat e vjedhura.
Tashmë me një narko-qeveri të rënë si ajo e Ramës, Balliu ftoi banorët e Astirit t’i bashkohen protestës së 22 dhjetorit përpara kryeministrisë, në atë që thotë se asgjë nuk e ndal ndryshimin.
‘Të përballemi me narko-shtetin me çdo formë dhe mënyrë demokratike, sepse çdo veprim qytetar, paqësor dhe ligjor është i drejtë kur qëllimi është shpëtimi i demokracisë’, theksoi Balliu.
Statusi
Sot, në një takim masiv në Astir.
Agasi me 3 milionë euro vetëm në shishe vere,
Lubia me qindra apartamente,
ndërsa shqiptarët jetojnë në varfëri dhe biznesmenët merren peng nga shteti.
Narko-qeveria e Ramës ka rënë.
Asgjë nuk e ndal ndryshimin.
Të përballemi me narko-shtetin me çdo formë dhe mënyrë demokratike, sepse çdo veprim qytetar, paqësor dhe ligjor është i drejtë kur qëllimi është shpëtimi i demokracisë.
Më 22 dhjetor, ora 18:00,
të bashkohemi në revoltë qytetare kundër korrupsionit.