VIDEO/ Ngjarje e paprecedentë në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët e Teutës
Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua teksa luhej minuta e 69-të në duelin mes Flamurtarit dhe Teutës.
Tifozët vendas nuk janë përmbajtur duke kapërcyer rrethimin e brendshëm të stadiumit teksa u futën në fushë, duke u përplasur me lojtarët kundërshtarë.
Ndeshja u ndërpre, teksa u desh edhe ndërhyrja e forcave të rendit, për të shmangur një përplasje edhe më masive.