Skenari i PS/ Gjoni: Duan të përjashtojnë deputetët e PD për të shtyrë seancën për Ballukun

Partia Socialiste akuzohet se ka një skenar të mirë-përgatitur për të penguar pjesëmarrjen e opozitës në komisionet parlamentare, me qëllim zvarritjen e procedurave që lidhen me rastin e ish-ministres Belinda Balluku. Strategjia duket se përfshin përdorimin e masave disiplinore për të shtyrë mbledhjet kyçe, si ajo e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

I ftuar në edicionin e lajmeve të orës 19., në Syri Tv, deputeti i PD, Gjin Gjoni shprehet se plani i mazhorancës dyshohet se ka nisur me tentativën për të përjashtuar totalisht pesë anëtarë të përhershëm dhe dy zëvendësues të opozitës nga një mbledhje komisioni, një lëvizje e cila shihet si e paramenduar për të shmangur përballjen. Ky veprim, sipas Gjonit,  konsiderohet si pjesë e një strategjie më të gjerë për të kontrolluar procesin.

Ngërçi aktual është përqendruar te Këshilli i Mandateve, ku ka nisur procedura për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për Belinda Ballukun. Mbrojtja e saj ka kërkuar kohë maksimale për t'u njohur me dosjen, ndërsa SPAK ka propozuar një afat pesëditor dhe Partia Demokratike ka kërkuar një afat 48-orësh, të ngjashëm me rastin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Këto kërkesa të ndryshme, për ligjvënësin demokrat, shihen si një përpjekje e mazhorancës për të fituar kohë.

Skenari që pritet të zbatohet në ditët në vijim është përdorimi i Komisionit të Etikës për të vendosur masa disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, që janë anëtarë të Këshillit të Mandateve. Sipas Gjonit, këto masa, që mund të variojnë nga 15 deri në 20 ditë përjashtim, do të shërbejnë si justifikim ligjor për të shtyrë mbledhjen e Këshillit. Në këtë mënyrë, duke përjashtuar anëtarët kyç të opozitës, mazhoranca jo vetëm që do të fitonte kohë shtesë, por edhe do të cenonte të drejtën e opozitës për të marrë pjesë në një proces të rëndësishëm parlamentar.

Kjo strategji politike po interpretohet si një manovër për të zvarritur procedurat e llogaridhënies për zyrtarë të lartë, duke ngritur shqetësime serioze për funksionimin normal të institucioneve dhe balancat demokratike në vend.

Rezulton që kishte një skenar të mirë përgatitur. Në lidhje me të gjithë anëtarët me kohë të plotë dhe njëkohësisht atyre të cilët janë të përhershëm dhe atyre të cilët janë anëtarë zëvendësues, përjashtimin e tyre totalisht. Duke mos lejuar asnjërin prej atyre që të merrnin pjesë në ditën e sotme. Dhe po t'i referohesh pamjet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë rezulton që anëtarët të cilët normalisht kanë qenë në Komisionin e mandateve, nuk kanë qenë të përfshirë se ne e dinim rrezikun e një marrëdhënie të tillë që mund të krijohej midis ë Partisë Socialiste dhe këtyre anëtarëve dhe skenarin për t'i përjashtuar dhe për mos marrë pjesë në komision. E kishim menduar.

Ç'është e vërteta dhe po t'i shohësh edhe nga pamjet të cilët përjashtohen dy tre dy veta ose tre veta, por duke marrë në konsideratë edhe anëtarët zëvendësues. Në fakt ndodhi ajo që pritej, se normalisht Partia Socialiste e kishte skenarin gati dhe për sa i përket kësaj, unë besoj që edhe presioni i Partisë Demokratike, por njëkohësisht edhe presioni i ndërkombëtarëve kanë lejuar që Komisioni i etikës të shtyjë të paktën për nesër marrjen e vendimeve në lidhje me përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës.

Janë dy momente që në pikëpamjen në në këndvështrimin tim, në rast se deri në momentin aktual nuk rezulton që është caktuar një seancë tjetër, pasi nga vetë debatet të cilat kanë lindur sot në Komisionin e Mandateve rezulton që avokatët e Belinda Ballukut kanë kërkuar një kohë maksimale për njohjen me materialet. Organi i prokurorisë dhe SPA-ku ka kërkuar një afat pesë ditor, është i mjaftueshëm për njohjet me materialet e dosjeve, ndërsa Partia Demokratike ka kërkuar një afat 48 orë, i cili është identik me kohën në të cilën u mor për zotin Ahmetaj. Dhe në momentin aktual duket që Partia Socialiste do shkojë drejt një afati sa më të gjatë të mundshëm në pikëpamjen time.

Dhe kjo rezulton që në rast se Komisioni i etikës do marrë masa për anëtarët e Komisionit të Këshillit të Mandateve, rezulton që kjo është përsëri një skenar në mënyrë që mos t'i lejojë këta njerëz. Në rast se masat do jenë më të shkurtra sesa afati i caktimit të seancës dhe unë kam përshtypjen që grupi parlamentar i Partisë Socialiste po bën kalkulimet e veta. Për një arsye shumë të thjeshtë. Për ta arritur dhe për ta bërë ndoshta? Jo, si çështje, pasi po t'i referohesh rregullores, afati është maksimal shkon deri në tre muaj. Prandaj them për ta zvarritur. Kërkon që të marrë kohën e nevojshme dhe duke përjashtuar edhe anëtarët e Këshillit të Mandateve

 Unë them që do realizohet skenari i dytë. Që do merren disa masa të cilët pak a shumë përcaktojnë një afat kohor për pjesën më të madhe të tyre të cilët janë diku tek maksimumi 15-20 ditë, të cilët janë anëtarë të komisioneve, përjashtohet ndonjë emër të veçantë sepse ato i fillojnë kalkulimet dhe i bëjnë mbi bazën e emrave, nuk i nisin mbi bazën e veprimeve dhe këtu duhet të jemi të qartë. Dhe seanca tjetër, për shkak se nuk, për shkak të dënimeve ose masave disiplinore që do merret ndaj anëtarëve të Këshillit të Mandateve, rezulton që do e shtyjnë seancën dhe të fitojnë kohë në lidhje me seancën tjetër e cila do merret dhe paraqitjen dhe për t'i dhënë më shumë kohë Belina Ballukut.