Protesta e 22 dhjetorit/ Këlliçi në Njësinë nr.9: Regjimi neodiktatorial po bie nën peshën e krimeve

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka vijuar takimet në terren me banorët e Njësisë nr. 9 në Tiranë, duke i bërë thirrje për t'ju bashkuar protestës kombëtare të thirrur nga opozita në 22 dhjetor ora 18:00.

‘Qytetarët në rrugën Fortuzi, në rrugën Mine Peza, në zonën e ish Stacionit të Trenit, etj., sigurisht që e ndjejnë peshën e keq-qeverisjes së tejzgjatur, në ekonomitë e tyre familjare por ndjejnë edhe shpresën, se një regjim i tillë neodiktatorial po bie nën peshën e krimeve të veta’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Në takimet me banorët e Njësisë nr. 9, bëmë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të Partisë Demokratike të ditës së hënë, datë 22, ora 18:00.

Qytetarët në rrugën Fortuzi, në rrugën Mine Peza, në zonën e ish Stacionit të Trenit, etj., sigurisht që e ndjejnë peshën e keq-qeverisjes së tejzgjatur, në ekonomitë e tyre familjare por ndjejnë edhe shpresën, se një regjim i tillë neodiktatorial po bie nën peshën e krimeve të veta.

Së bashku para kryeministrisë më 22 Dhjetor