Trump lajmëron organizimin e ‘Lojërave Patriotike’

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtëpia e Bardhë do të presë ‘Patriot Games’, një garë me sportistë të rinj nga e gjithë vendi, në kuadër të festimeve të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara, që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

‘Në vjeshtë, do të organizojmë Patriot Games e para, një ngjarje sportive e paprecedentë që do të zgjasë katër ditë, me pjesëmarrjen e sportistëve më të mirë nga shkollat e mesme: një djalë dhe një vajzë do të përfaqësojnë secilin shtet dhe territor’, deklaroi Trump.

Demokratët e kanë injoruar këtë garë sportive të sapokrijuar, duke e krahasuar me ‘Hunger Games’. Trump e kishte prezantuar paraprakisht këtë kompeticion që në korrik, duke thënë se do të transmetohej në televizion dhe do të organizohej nga Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy.

Gara do të zhvillohet në Uashington D.C. në vjeshtën e vitit 2026 dhe, siç u tha, do të zgjasë katër ditë. Trump ka sqaruar gjithashtu se nuk do të lejohet pjesëmarrja e sportistëve transgjinorë në kategoritë femërore.