Dinamo përmbys Vorën, Ilir Daja feston me fitore 600 ndeshje në karrierë
Dinamo fitoi për herë të parë me përmbysje në këto 17 javë të Superiores.
Iu desh përballja me Vorën, që ekipi i Dajës t’ia dilte në këtë mënyrë.
Ndeshja u mbyll me shifrat 2-1, por dhuroi shumë emocione.
Vorës iu anulua goli i Fazlagiçit dhe gjeti avantazhin me penallti falë Bardhit.
Në të dytën Dinamo përmbysi gjithçka me Tekseira dhe Bregun.
Trajneri Ilir Daja feston me fitore 600 ndeshje në karrierë.