Aksident në aksin Fier-Berat, një i plagosur
Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Berat, pranë fshatit Velmish. Një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi Josif Shkëmbin, është përplasur me një mjet bujqësor tip “Zetor”.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit bujqësor, i identifikuar si Ani Hazizi, ka mbetur i lënduar. Ai është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Shëndetësore të Roskovecit për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe, sipas burimeve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë si dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit të mjeteve.