Një dron rus pikaset mbi rajonin Kocaeli, nisin hetimet në Turqi

Ministria e Brendshme turke ka deklaruar se një mjet ajror pa pilot rus “Orlan-10” u pa mbi rajonin Kocaeli në Turqinë veriperëndimore. Sipas vlerësimeve fillestare nga autoritetet turke, droni po përdorej për qëllime zbulimi dhe mbikëqyrjeje. Ministria theksoi se hetimi për incidentin është duke vazhduar.

Vetëm pak ditë më parë, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi rrëzimin e një droni që iu afrua hapësirës ajrore të vendit mbi Detin e Zi. Në javët e fundit, tensioni është rritur në Detin e Zi , pasi Turqia ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të ndikojë në transportin detar tregtar dhe tregtinë rajonale.

Ankaraja propozoi një  marrëveshje sigurie për të mbrojtur  infrastrukturën e transportit detar dhe atë energjetik në rajonin më të gjerë detar. Apeli erdhi pas një serie sulmesh ndaj  anijeve tregtare të lidhura me Turqinë në Odessa.