Tusk takim me Zelenskyn/ Presidenti: Gjëja më e frikshme për Rusinë, është kur jemi bashkë!

Duke i uruar mirëseardhjen mysafirit të tij, Tusk përsëriti shprehjen e tij të mëparshme se, ndërsa ishte i kënaqur me marrëveshjen e BE-së të arritur mbrëmë, “mund të ishte më mirë”, por shtoi:

“Gjithmonë diçka mund të jetë më e mirë, më efikase, por jam vërtet i kënaqur që të paktën e realizuam atë që premtuam.”

Në përgjigje, Zelenskyy tha se Rusia shpresonte të “anulonte” financimin e BE-së për Ukrainën dhe “të vononte gjithçka ose edhe të shtynte takimin mbi këtë temë”, por Evropa “tregoi lidership”, ndërsa mirëpriti kredinë prej 90 miliardë eurosh të rënë dakord mbrëmë.

Tusk i bëri gjithashtu homazh personal Zelensky-t, duke i thënë atij se “lufta juaj është lufta jonë e përbashkët” dhe duke shtuar: “ju jeni një hero jo vetëm në Ukrainë, por edhe këtu në Poloni ju trajtojmë si një hero”.

Kur Zelenskyy u përpoq ta minimizonte rëndësinë e saj, Tusk shtoi: “E di çfarë po them.”

Në komentet e mëvonshme në gjuhët përkatëse, Tusk përsëriti komentin e tij të djeshëm se lufta e Ukrainës kundër Rusisë mbron pavarësinë e Polonisë, e cila përndryshe mund të vihej në rrezik nëse Rusisë i lejohej të fitonte luftën.

Duke iu përgjigjur, Zelenskyy përdori të njëjtin ton duke thënë:

"Gjëja më e frikshme për Rusinë është nëse jemi bashkë. Sepse ata definitivisht nuk mund të na mposhtin të dyve."/ The Guardian.