SYRI TV/ Bizneset në Gjirokastër në vështirësi, shkak kostot e larta

Gjirokastra ka parë mbylljen e shumë bizneseve me shpopullimin e vendit, ndërsa të vetmet biznese që hapen janë ato që kanë të bëjnë me kafenetë, njësitë e shërbimeve dhe dyqane të vogla që kanë si synim përfitimin nga turizmi. Biznesmenët shprehen se kostot e larta e bëjnë të vështirë rritjen e bizneseve.

Syri TV

Viti 2025 ka qenë një vit me lëvizje të dukshme në sektorin e bizneseve në qytetin e Gjirokastrës. Përgjatë këtij viti, qyteti ka parë si hapjen e disa aktiviteteve të reja tregtare, ashtu edhe mbylljen e bizneseve të mëdha ekzistuese.

Sipas të dhënave në terren bizneset e hapura kanë qenë kryesisht kafene, bare, njësi shërbimi, dyqane të vogla dhe aktivitete të lidhura me turizmin, të cilat kanë synuar të përfitojnë nga sezoni turistik dhe rritja e fluksit të vizitorëve. Megjithatë, shumica e tyre kanë hasur vështirësi që në muajt e parë të funksionimit, për shkak të kostove të larta dhe konsumit të ulët gjatë periudhës jashtë sezonit.