VIDEO/ Berisha: Kryehajduti Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut dhe nuk i jep opozitës dosjen e akuzave
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi mazhoranca socialiste në Këshillin e Imuniteteve dhe Mandateve në një akt të padëgjuar më parë, ka vendosur që të mos i japë deputetëve të opozitës, dosjen me provat akuzuese ndaj Belinda Ballukut.
Reagimi i kreut të PD, Sali Berisha:
Sot, Niko Peleshi në një akt të pashembullt antikushtetues nuk i jep deputetëve, anëtarë të Komisionit të Mandateve, provat e prokurorisë që faktojnë vjedhjet e qindra-milionë eurove nga Rama, Balluku.
Pas 6 orësh debate ai ndërpreu me urdhër të Ramës mbledhjen e Komisionit të Mandateve pa vendosur heqjen e imunitetit të Lubisë dhe duke mos lënë kohë tjetër për mbledhjen e Komisionit për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe aktin antikushtetues të fshehjes së provave të krimit dhe bllokimin e drejtësisë nga Edi Rama.
Partia Demokratike i thotë Edi Ramës dhe Lubi Ballukut se asgjë në botë nuk ju shpëton ju nga ndëshkimi ligjor i merituar për mega-vjedhjet tuaj.