‘Rama mbron Ballukun për të shpëtuar veten’, Paloka: Zëvendësja e tij e ka në thes!
Mbledhja maratonë e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku, ka nxjerrë në pah atë që opozita e cilëson si një përpjekje të dëshpëruar të kryeministrit Edi Rama për të mbrojtur bashkëpunëtoren e tij të ngushtë, jo për hir të saj, por për të shpëtuar veten.
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe deputet i kësaj force politike, akuzoi Ramën se po përdor çdo mekanizëm për të zvarritur procedurat, duke treguar një standard të dyfishtë në krahasim me rastet e mëparshme.
Sipas Palokës, debati disa orësh për çështje procedurale, si dorëzimi ose jo i dosjes në format USB, është vetëm një manovër për të fituar kohë, teksa shtoi se praktika për heqjen e imunitetit është e konsoliduar nga rastet e mëparshme, që nga Sali Berisha e deri tek Arben Ahmetaj e Saimir Tahiri, ku vendimet janë marrë brenda pak orësh.
“Sjellja e Ramës në rastin e Belinda Ballukut është krejt tjetër, krejt e kundërta. Ai e di që në këtë rast nuk mund të thotë më ‘hëngrën dardha pas shpine’”, u shpreh Paloka. Në qendër të akuzave të tij qëndron teza se kryeministri Rama ka ndërtuar një skemë ku fuqizon figura të caktuara, duke u dhënë kontroll mbi financa të mëdha, për t’i përdorur më pas si koka turku.
Por, sipas Palokës, me Ballukun situata është ndryshe. Ai e vendosi atë në qendër të një trekëndëshi aferash korruptive bashkë me dy zyrtare të tjera, duke i quajtur “tre Lindat” (Belinda, Mirlinda dhe Linda) që kanë rrethuar “kryehajdutin”, siç iu referua ai Ramës.
“Në këtë rast duket që Belinda ka në thes Ramën. Po iku Belinda, ky do të verifikojë a ikën bashkë me të apo do të rezistojë edhe ca kohë,” deklaroi ai.
Paloka interpretoi heshtjen e ministres Balluku dhe refuzimin e saj për të dhënë dorëheqjen, si një dëshmi të fajësisë dhe të një marrëveshjeje me Ramën për mbrojtje. Ndryshe nga zyrtarë të tjerë të akuzuar që kanë dhënë versione publike, Balluku ka zgjedhur heshtjen totale.
Për opozitën, kjo tregon se faktet janë aq kokëfort, sa nuk lënë hapësirë për justifikime. “Ajo i ka kërkuar Ramës mbrojtje deri në fund. Fakti që ajo e di se në momentin që jep dorëheqje shkon prapa hekurave, i ka vënë detyrim Ramës që ta mbrojë”, shtoi ai.
Në fund, Paloka u bëri thirrje qytetarëve për reagim, duke argumentuar se mazhoranca nuk ka ndërmend të mbajë përgjegjësi politike. Sipas tij, kur zgjedhjet manipulohen dhe qeveria nuk lëkundet nga skandalet, e vetmja rrugë e mbetur është revolta popullore.
“Nuk ka rrugë tjetër. Ose ngrihemi, protestojmë, rrëzojmë këtë qeveri, ose vazhdojmë të vidhemi e të poshtërohemi,” përfundoi ai, duke theksuar se vetëm një qeveri teknike mund të garantojë zgjedhje të lira dhe fundin e pandëshkueshmërisë.
Në fakt, disa orë mbledhje ku diskutohet vetëm procedura, ndërkohë që, siç dëgjova dhe nga kronika juaj të paktën, në gjithë rastet e tjera, procedura ka qenë më se e qartë. Pra, kemi tashmë disa raste të heqjes së imunitetit të deputetëve, duke filluar nga ata të, nga qeveritarë socialistë, deputetë socialistë e deri tek kryetari i opozitës Sali Berisha. Ka pra një praktikë të qartë për mënyrën se si procedohet në këto raste. Pavarësisht se sjellja ka qenë e ndryshme dhe në rastet kur është diskutuar imuniteti i Berishës me rastet e tjera, se siç e thatë dhe, siç u përmend të paktën në kronikat tuaj, siç rezultojnë faktet, ëh Berishës ju u hoq imuniteti menjëherë, domethënë me orë ka qenë marrja e vendimit nga Komisioni i Mandateve dhe tek votimi në parlament. Një sjellje tjetër ka qenë ajo me Ahmetajn, ka pasur një sjellje tjetër me Saimir Tahirin apo me radhë, dhe çfarë vihet re? Pikërisht ai është konkluzioni në fakt që dilte dhe në kronikën që ka bërë Syri Televizion, që sjellja e Ramës në rastin e Belinda Ballukut është krejt tjetër. Është krejt e kundërta. Nëse ata, ish-bashkëpunëtorët e tij, nga Arben Ahmetaj, siç e pranon dhe ai vetë, ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i Ramës në atë kohë, jo vetëm se ishte zëvendëskryeministër, po Rama ka të njëjtin format për këta.
Krijon gjithmonë figura të cilëve ju jep super fuqi. Kështu ka qenë dhe me Ahmetajn. Nuk ishte vetëm zëvendëskryeministër, po kishte, kontrollonte dhe ministritë më të fuqishme dhe ministritë me financat më të mëdha në atë kohë. E njëjta gjë me Belinda Ballukun. I dha pra plotfuqishmëri dhe gjithë paratë, pothuajse gjithë paratë e buxhetit në duart e saj. Dhe kjo ka vetëm një synim. Që Rama mos ta ketë shumë të hapur rrethin e atyre me të cilët bashkë vjedh. Duhet vetëm nga një person me të cilin ai të ketë lidhje direkte dhe të kryejë gjithë punët e tyre. Këto ministritë e tjera pastaj, këto vërtet vjedhin, po janë vjedhje që në krahasim me ato çfarë vjedh Rama me Belindën për shembull, duken qesharake. Në 50 milionë euro me një dorë, siç është rasti i tunelit të Llogarasë, e tregon qartë besoj edhe, mjafton kaq për të kuptuar se për çfarë vjedhjesh bëhet fjalë, pa hyrë pastaj me radhë te gjithë ato të tjerat që ka SPAK-u si çështje, po dhe ato që nuk i ka ende SPAK-u si çështje. Pse kjo sjellje e Ramës? Sepse unë jam i bindur dhe besoj çdo shqiptar është i bindur që dhe me ata të tjerët, Rama ka qenë i zhytur bashkë.
Pavarësisht se dilte dhe deklaronte, kanë ngrënë dardha pas shpinës time. Dardhat i ka ngrënë gjithmonë bashkë, madje ky ka ngrënë pjesën më, më të mirë të dardhave. Atyre mund t'ju ketë lënë bishtat. Por ata të tjerët kanë pranuar marrëveshjet, kanë pranuar kompromisin me Ramën, që të bëjnë burgun për Ramën dhe ky të vazhdojë të qeverisë dhe ndërkohë dhe t'i marrë në mbrojtje, t'i krijojë kushtet që të lirohen sa më shpejt dhe çfarë është më e rëndësishme, dhe të gëzojnë paratë që kanë vjedhur. Se kështu ka ndodhur. Vërtet kanë shkuar në burg disa ministra, po më pas kanë dalë dhe kanë vazhduar të gëzojnë paratë e vjedhura. Shqiptarët nuk kanë fituar asgjë, përveç asaj kënaqësisë ëh, boshe do ta quaja unë këtë rast, që panë ca hajdutë që hynë në burg. Praktikisht shqiptarëve nuk i është kthyer asgjë nga paratë e vjedhura. Në të gjitha rastet kjo është vënë re. Po le të kthehemi te Belinda. Në këtë rast nuk kemi vetëm Belindën. Kemi Lindën, Mirlindën dhe Belindën. Kemi tre Linda. Shpërthyen dy hetime njëkohësisht. Që kanë rrethuar pra dy çështje, por që janë tre linda që kanë rrethuar kryehajdutin në fakt. Se në qendër të tyre është Rama, pavarësisht se ç'ka bërë bashkëshortja e tij me Akshin apo lidhjet familjare, gjithë ky rreth është rrotull Ramës. Rama është në qendër. Dhe pikërisht për këtë arsye, a e ka kërcënuar apo s'e ka kërcënuar Belinda Balluku, kjo është çështje që duhet verifikuar.
Fakti është që Rama e di që në këtë rast nuk mund të thotë më, siç duket edhe për provat që janë, edhe për gjithçka tjetër, nuk mund të thotë më hëngri dardha pas meje. Janë ulur të dy, kanë ngrënë dardha për qejf, dardha disa milionëshe, qindra milionëshe dhe që janë sot në sy të të gjithëve. Gjithë kjo lufta që bëhet, që është bërë dhe sot, po që ka kohë që bëhet për të mbajtur të fshehta edhe provat që ka SPAK-u, megjithëse janë në SPAK pra, po edhe ëh, dëshira dhe vullneti për t'i mbajtur të fshehura qoftë edhe disa ditë më shumë nga publiku, po dhe nga opozita, sepse gjithë ajo që ndodhi ishte fshehja, domethënë gjithë debati sot ishte për USB-në. Ndërkohë që është detyrim që jo vetëm anëtarët e komisionit ta kenë të plotë materialin që vjen nga, nga Prokuroria e Posaçme, por edhe deputetët, unë për shembull që kam certifikatë sigurie, kam të drejtë të plotë që të iki të njihem me këto materiale. Detyrimi im është të ruaj sekretin. Por detyrimi i tyre është që të më informojnë edhe mua si deputet që kam certifikatë sigurie. Dhe kjo për deputetët që janë pastaj pjesë e Komisionit të Mandateve, është detyrim. Çfarë bëjnë ata? E kanë mbyllur, siç thanë edhe kolegët e mi, e kanë mbyllur materialin në një kasafortë dhe sot kanë diskutuar gjithë ditën për procedura që thashë, janë më se të qarta për këdo. Në fund kanë kërkuar një muaj kohë që gjoja të njihen avokatët e të pandehurës me materialet.
Është krejt absurde dhe e kupton gjithkush që një muaj vetëm për atë nuk do shërbente. Pra, materialet siç ja kanë thënë në fakt edhe vetë prokurorët aty në takim, mjaftojnë pesë ditë për t'u njohur me materialet që paraqitet, se sigurisht nuk janë të gjithë materialet që vijnë edhe në komision të imuniteteve. Dosja mund të jetë me... Patjetër patjetër, kanë çuar materialet që kanë të bëjnë me këtë çështje. Sa, faktet thelbësore për të plotësuar kërkesën pra që ka prokuroria. Kështu që e gjithë kjo që po ndodh, thashë edhe për më më naivin, për më të paditurin, i jep të kuptojë ndryshimi i sjelljes së Ramës vjen pikërisht sepse në këtë rast ai po mbron veten. Nuk po mbron Belindën. Kush e njeh Ramën, të paktën si e njohim ne që para '90-ës, e dimë që ai nuk ka empati as për për familjen e tij, për fëmijët e tij. Mund të duket e rëndë kjo po kështu është për fatin e tij të keq dhe të atyre që janë rrotull tij. E jo më të shpresohet për Belindën. E ka treguar me gjithë të tjerët që ka pasur rrotull. Të gjithë i ka hedhur, i ka shitur për të shpëtuar veten.
Në këtë rast duket që Belinda ka në thes Ramën. Po iku Belinda, ky do të verifikojë, a ikën bashkë me të apo do do rezistojë dhe ca kohë. Për këtë arsye ka ndryshuar gjithë sjelljen ndaj rastit Belinda Ballukut. Sepse do s'do dhe sado të përpëlitet në fakt, gjërat janë ngushtuar aq shumë. Se thashë unë përmenda Lindën, Mirlindën dhe Belindën. Po këtu rrethi po të zgjerohet pak shkon tek Erion Veliaj, tek Agaçi, shkon tek drejtorët e policisë që bashkë me banditë marrin peng biznesmenë e me radhë e me radhë. Pra, rrethi i krimit sa më shumë të zgjerohet, aq më shumë në fakt shtrëngohet laku në fytin e Ramës dhe ai këtë po e sheh. Nga dita në ditë. Kështu që e gjithë kjo pra që po ndodh, se mbase e zgjata shumë dhe e përsërita disa herë. Po ndodh sepse Rama ndjen që po i shtrëngohet laku atij. Dhe për këtë arsye duke mbrojtur Belinda Ballukun, apo duke fituar kohë si në rastin e kërkesës për të patur një muaj kohë, ai kërkon të shohë rrugët nga mund të shpëtojë vetë. Kjo është situata për mua, po thashë edhe për këdo që ka aq përvojë politike dhe jo politike, për të kuptuar se ç'po ndodh me këtë rast pra.