SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Peleshi mbyll Këshillin e Mandateve pa datë, Bardhi: Kuvendi po bëhet pengesë

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK u mbyll pa caktuar një datë se kur do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e arrestimit të zv/kryeministres Belinda Ballukut.

Kryetari i kuvendit Niko Peleshi e mbylli mbledhjen pa njoftuar datën se kur do të jetë mbledhja tjetër, veprim që për opozitën është tregues se po përpiqet të ndalojë SPAK të arrestojë Belinda Ballukun e cila nga ana e saj çdo ditë e më shumë që qëndron e lirë mund të vijojë të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë provat.

"Mesa kuptova Edi Rama në 20 minuta nuk iu përgjigj në telefon. Eshtë e rëndë që Kuvendi të bëhet pengesë e ti japë kohë Ballukut të ketë më shumë kohë për të intimiduar dëshmitarët' tha Bardhi në deklaratë për median nga kryesia. 

Pesë anëtarët e opozitës në këshillin e mandateve kërkuan që koha në dispozicion të jetë 48 – 72 orë ndërsa Maxhoranca kërkon që kjo kohë  të jetë më  gjatë.

“ Gjithmonë koha ka qenë minimumi 48 orë, maksimumi 72 orë. Ne vlerësuam, duke qenë se s'na ishin vënë edhe vetë anëtarëve materialet e plota, që një kohë prej 72 orësh ishte e mjaftueshme që Këshilli të mblidhej, e pandehura Balluku të kishte kohë për t'u mbrojtur, prokurorët të kishin kohë për të prezantuar kërkesën e tyre.

Prokuroria këmbëngul që kjo ëshë e ngushtshme. Prokuroria ka argumentuar pasi po intimidon vartësit e saj që kanë dhënë dëshmi. Personi që është intimiduar është një person që ka shkuar në prokurori e ka treguar të vërtetën. Dhe është intimiduar nga e pandehura. Dhe ne ti japim 1 muaj derisa të imtimidojë të gjithë? Kjo është të prishësh hetimet” tha Bardhi. 

Këshilli ka marrë vendimin që USB me mijëra faqe prova do i shpërndahet cilitdo deputet që ka dëshirë t'i marri

"Pesë anëtarët e opozitës që të jemi të vërtetë, se ndodhi edhe një absurd tjetër që nuk është sekret ta themi, s'kishte asgjë sekrete në seancë. Tre orët e para të mbledhjes, kolegët e mazhorancës ishin me qëndrimin që ne nuk do t'i merrnim provat se nuk kemi çfarë i duam provat, se nuk duam t'i shqyrtojmë provat. Kur prokuroria konfirmoi që për ne nuk ka asnjë problem, sepse është e drejtë ligjore dhe detyrimi jonë ligjor që deputetët të njihen me provat, e di çfarë bën? Thanë janë shumë faqe, na duhet një muaj kohë t'i shqyrtojmë. Pra, nga nuk i duam t'i shqyrtojmë, tek na duhet një muaj t'i shqyrtojmë. Dhe kjo është tallje me këtë proces. Kanë vendosur të mbrojnë një të pandehur, kanë vendosur t'i japin kohë asaj dhe Edi Ramës për të prishur provat, për të intimiduar dëshmitarët dhe për të prishur procesin hetimor që ka nisur në ngarkim të saj, po që do duhet të përfundojë me urdhëruesin e vërtetë të aferave korruptive për të cilat akuzohet Belinda Balluku, që është Edi Rama" tha Bardhi.