SYRI TV/ 'BAD DROP' zhyt shikuesin në botën e nëndheshme, përplasje e besimit, tradhtisë dhe sekreteve

Filmi “BAD DROP” është një thriller dramatik që zhyt shikuesin në botën e nëndheshme, ku besimi, tradhtia dhe sekretet e fshehta përplasen në çdo hap. Me një kast të fuqishëm aktorësh si Bujar Asqeriu, Behar Mera, Eni Gurra dhe të tjerë, filmi sjell tension, emocione të forta dhe një histori që flet drejtpërdrejt me realitetin e sotëm.

SYRI TV

Filmi “BAD DROP” vjen në kinema si një thriller dramatik që zbërthen botën e nëndheshme ku besimi dhe tradhtia përplasen në çdo hap. Regjisori Eni Gurra tha për Syri TV se publiku duhet ta shohë filmin për ritmin, tensionin dhe historinë që flet drejtpërdrejt me realitetin e sotëm.

Aktorët Bujar Asqeriu, Mariglen Çika dhe drejtori i xhirimeve Lorenc Pelushaj theksuan veçantinë e filmit dhe mënyrën si trajton konfliktet moderne dhe dilemat morale, ndërsa Viola Nova u ndal te dimensioni emocional i personazheve dhe ngarkesa e tyre psikologjike.

Historia nis me rikthimin e një gruaje misterioze, e cila sjell me vete një sekret që mund të tronditë botën kriminale. Një shkëmbim i dështuar ndez përplasjen mes dy grupeve rivale, ndërsa Lisa figura më enigmatike luan një lojë të rrezikshme që çon gjithçka drejt shpërthimit.

“BAD DROP” sjell në ekran një kast të fuqishëm, ku spikasin Behar Mera, Bujar Asqeriu, Eni Gurra, Ardit Kabali, Viola Nova, Margent Caushi, Erion Lleshaj dhe shumë të tjerë, duke i dhënë filmit intensitet dhe autenticitet. Për të gjithë dashamirësit e kinemasë prodhuesit e filmit bëjnë me dije se do të ketë edhe seri të tjera, për të cilat po punojnë të realizohen.