Ndau paratë me Evis Berberin dhe 'Profesorët e Oxfordit', Benet Beci në SPAK! I njoftohet mbyllja e hetimeve
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka thirrur sot kryebashkiakuan e Shkodrës, Benet Beci për t'i komunikuar mbylljen e hetimeve.
Beci është marrë i pandehur për shkeljen e barazisë në tendera apo ankande publike bashkë me 7 të tjerë, për tenderin “Zhvillimi strategjik i sektorit energjitik” , projekt kërkimor me fond 700 mijë euro.
Sipas korrespondentit të SYRI Fatjon Gjinaj, në tenderin e vitit 2019, ku kanë rezultuar abuzime e akuzuar është edhe Adela Ruko, bashkëshortja e ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit.
Kjo e fundit është paraqitur në SPAK ka marrë dijeni dhe ka firmosur mbi mbylljen e hetimeve të premten e kaluar.
Të pandehurit e tjerë janë: Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti.
Benet Beci u hetua në gjendje të lirë, teksa veprën penale thotë SPAK e ka kryer në kohën kur ka mbajtur detyrën e titullarit të KESH (Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare).
Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23.10.2024. Ndërkohë, më 23 prill 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.
Sipas burimeve nga SPAK, në bisedat e zbërthyera nga një prej telefonave të sekuestruar në kuadër të këtij hetimi, një prej zyrtarëve mësohet të jetë shprehur: “400 për ata profesorët e Oxfordit, 300 për ne me shkollë të mesme”. Ky komunikim rezulton të jetë zhvilluar në datën e kryerjes së procedurës së tenderimit për kërkimin shkencor