Strazimiri, Peleshit dhe Ballës: Mos më detyroni të njoftoj Ramën... se e dini ju ç'ju gjen...
Ka patur debate në mbledhjen e Komisionit të Mandateve për shkak se përfaqësuesit e mazhorancës nuk pranojnë tu japin dosjen deputetëve të pranishëm.
Deputeti i PD duke komentuar situatën mësohet se ka deklaruar me ironi se, “kur u bë kjo drejtësia e SPAK-u, e donit ju ndërsa ne kishin frikë...”
“Ne ende sot kemi problemet tona me SPAK, që janë publike, ju, me gojën e Edi Ramës vazhdoni thoni ça të kërkojë SPAK, do ia japim pa kushte” mësohet të ketë deklaruar deputeti demokrat.
“Mos më detyroni të njoftoj Edi Ramën, ka thënë Strazimiri, që po i shkelni urdhrin duke vonuar SPAK, se e dini ju ç'ju gjen...”.