Çfarë fshihet mes provave që ka sjellë SPAK? Peleshi nuk jep USB, Braho: Për ne mjafton të mos dalë sekreti
Çfarë fshihet mes provave që ka sjellë SPAK në Kuvendin e Shqipërisë bashkë me kërkesën për arrestimin e zevendëses së Ramës?
E bëjmë këtë pyetje pasi nga burimet mediatike që komentojnë takimin mësohet se Niko Peleshi, kreu i Kuvendit dhe Taulant Balla kreu i Grupit të PS po bëjnë të pamundurën që deputetët e opozitës të mos kenë akses tek provat që ka sjelle prokurori.
Provat që përmban USB e sjellë nga prokurorët nuk u janë shpërndarë deputetëve nga Peleshi.
“Ti shqyrtojmë këtu me dyer të mbyllura që të mos dalë sekreti, të mos marrim materialisht provat”. Kështu mësohet të ketë deklaruar kreu i kuvendit.
Ndërsa kreu i SPAK Klodian Braho ka deklaruar se “nuk e shoh praktikisht të realizueshme se janë mijëra faqe”.
“Për ne mjafton të mos dalë sekreti”, ka thënë ai.