Mjegull e dendur në rrugën Kukës–Krumë, drejtuesit e mjeteve paralajmërohen për kujdes

Mjegull e dendur ka përfshirë segmentin rrugor Kukës–Krumë, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Në disa zona shikueshmëria është mjaft e kufizuar, çka rrit rrezikun për aksidente rrugore.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin dritat e mjegullës dhe të ruajnë distancën e sigurisë nga automjetet e tjera.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor.