Berisha: Rama duhet të japë urgjentisht dorëheqjen! Lubia thjesht shërbëtore, urdhrat e tij janë në dosje

Kryetari i PD-së Sali Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Në konferencën me gazetarët sot në selinë blu, lideri i PD-së akuzon Ramën se pas vjedhjeve të numrit 2 të qeverisë është vetë Rama. Se në dosjen e SPAK janë të faktuara urdhrat e Ramës.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Urgjentisht dorëheqjen. Lubia ka qenë thjesht një shërbëtore e tij. Ka vjedhur, nuk po them që nuk ka vjedhur, por urdhrat e tij janë në dosje.

Jo vetëm kaq. Në dosje zbulohen dhe si Rama ka blerë mediat për të mashtruar qytetarët dhe sulmuar opozitën

"I patë vetë. Qindra milionë secila nga mediat e qeverisë. A ka krim më të shëmtuar se të paguash mediat për të mashtruar qytetarët e sulmuar opozitën' tha Berisha.

Berisha përsëriti thirrjen drejtuar partive opozitare dhe qytetarëve, që të bashkohen në protestën e 22 dhjetorit në Tiranë ndërsa la të hapur dhe mundësinë e përshkallëzimit të reagimeve 

"Kam besim të palëkundur se qytetarët do të flasin e PD e opozita do të udhëheqë me vendosmërinë më të madhe.

Ka revolta paqësore të cilat kanë oshilacionet e tyre dhe grevat, nuk thashë se do hyjnë në grevë deputetët. Jo. Por janë të gjitha opsionet të hapura.

Me Edi Ramën, Shqipëria është në greminë dhe po gremiset më keq.

Të largohet Edi Rama, kjo është evidente në të 4-anët.

Çfarë do të thoni ju nesër, nëse një prokuror guxon dhe e thërret kunatën e strumbullarit të ngjarjeve të AKSHI-t, Armand Frangut, bashkëshorten e kryeministrit.

A e lexuat sot apo jo. Luftë thoshte zëdhënësi i Ramës, luftë thoshte. Njeri më shumë se ai, nuk shpreh Rama. Luftë thoshte luftë.

Jo mo jo, nuk bën luftë. Shqipëria do të zbatojë ligjin dhe kushtetutën. Keni vjedhur, ja ku është ligji, shkoni tek ligji.

Të gjithë me radhë, kush ka vjedhur të shkojë para ligjit" tha Berisha në konferencë me gazetarët.

 Gjatë një takimi me Federatën e Opozitës së Bashkuar, paraditen e sotme Berisha u shpreh se kjo betejë kundër qeverisë do të fitohet nga të rinjtë, ndërsa për garantimin e zgjedhjeve të lira, do të kërkohet krijimi i një qerverie teknike.