Rama ‘konfirmon’ se TikTok-u u mbyll për zgjedhje dhe mashtron hapur për dhunën në shkolla
Kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë për portalin Politico se Shqipëria nuk do e zgjasë ndalimin e rrjetit social TikTok.
Ai tha se është i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur me platformën TikTok.
“Jemi të kënaqur me rezultatin. Ne e kemi realizuar partneritetin dhe shpresoj që në javët ose muajt e ardhshëm do t'ia zbulojmë planin popullit shqiptar, siç e premtuam", tha Rama.
Në këtë mënyrë, Rama konfirmoi indirekt se ndalimi i TikTokut në vit elektoral kishte qëllime politike.
“Megjithatë, ky veprim shkaktoi reagime të ashpra nga partitë opozitare dhe OJQ-të, të cilat akuzuan qeverinë për censurë dhe për kufizimin e shprehjes politike në internet. Agron Gjekmarkaj, një deputet shqiptar nga grupi më i madh opozitar, i tha POLITICO-s më parë këtë vit se Rama po e përdorte ndalimin përpara zgjedhjeve të majit për të dobësuar praninë e opozitës në internet,” shkruan portali i njohur.
Ndërkohë, Rama gënjeu edhe këtë portal, kur tha se është i kënaqur me rezultatet nga mbyllja e TikTokut, një vendim që erdhi për të ulur dhunën në shkolla.
Por të dhënat sugjerojnë të kundërtën, se dhuna jo vetëm nuk është ulur, por është shtuar.
“Kur u pyet nëse ndalimi ishte efektiv në frenimin e dhunës në shkolla, Rama u përgjigj: "Ka qenë efektiv në ndërtimin e kësaj marrëdhënieje me TikTok dhe në sjelljen e disa masave mbrojtëse që nuk ekzistonin."
Megjithatë, raportet e mediave lokale zbulojnë se ndalimi pati pak efekt në zgjidhjen e çështjes së dhunës në shkolla ose rritjes së dhunës dixhitale,” shkruan Politico.
Vetëm përgjatë tre javëve të para të muajit dhjetor 2025 janë regjistruar tre episode të ndryshme dhune ndërmjet nxënësve në disa qytete kryesore të vendit, ku grupe adoleshentësh janë sulmuar midis njëri-tjetrit fare pranë ambienteve të shkollave në Sarandë, Shkodër dhe Durrës. Në një rast me pasojë tragjike humbjen e jetës.