Baçi: Në pritje të miqve nga Kosova për të inauguruar bustin e komandantit, Adem Jashari. Në 22 dhjetor të gjithë në Tiranë
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka ndarë një postim nga Hamil, NJ.V. Dërmenas, ku ndodhet së bashku me miq dhe kolegë demokratë, në pritje të delegacioneve nga Kosova. Vizita zhvillohet në kuadër të inaugurimit të bustit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, një nismë e komunitetit kosovar në këtë zonë, e mbështetur gjerësisht edhe nga banorët vendas.
Në mesazhin e tij, Baçi vlerëson rolin dhe kontributin e komunitetit kosovar për ruajtjen e kujtesës historike dhe forcimin e lidhjeve kombëtare, ndërsa njëkohësisht përsërit thirrjen politike për protestën e 22 dhjetorit në Tiranë. Ai fton qytetarët të mblidhen në shesh, duke e cilësuar protestën si një akt kundër korrupsionit dhe vjedhjeve, për të cilat ai akuzon qeverinë e Edi Ramës dhe zyrtarë të saj.
Postimi: