ZDF: Opozita shqiptare akuzon qeverinë për manipulim zgjedhor, pushteti është përqendruar në duart e PS-së

Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë një ditë më parë vazhdon të jetë lajm i rëndësishëm në rrjetet mediatike ndërkombëtare.

Televizioni publik gjerman, ZDF, thekson se opozita e akuzon qeverinë në Shqipëri për manipulim zgjedhor dhe kërkon dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

ZDF thekson se sipas vëzhguesve, pushteti në Shqipëri është përqendruar në duart e PS.

“Trazira të rënda në parlamentin e Shqipërisë.

Situata u përshkallëzua dhe deputetët e opozitës u shtynë, bërtitën, hodhën shishe ujë dhe ndezën flakadanë.

Shishe uji u hodhën edhe në drejtim të kryesuesit të seancës, Niko Peleshi.

Opozita e akuzon qeverinë për manipulim zgjedhor dhe kërkon dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Vendi është kandidat për anëtarësim në Bashkimi Europian. Megjithatë, vëzhguesit kritikojnë korrupsionin e vazhdueshëm dhe përqendrimin e fortë të pushtetit tek Partia Socialiste në pushtet që prej vitit 2013,” thekson ZDF.