FOTO/ Mbërrin në Milano përforcimi i radhës i klubit italian

Mbrojtësi i Nice, Dalbert, do të mbërrijë nesër në Milano, ndërsa të martën do të kryejë testet mjekësore, për të kompletuar transferimin tek Interi.

Marrëveshja tashmë është arritur mes klubeve dhe lojtari do të transferohet në Serie A për 20 milionë euro plus bonuse, në bazë të paraqitjeve. Ai do të përfitojë tek Interi 1.1 milion në sezon.

Për Dalbert interesimin kanë shprehur edhe Liverpool dhe Atletico Madrid, por 23-vjeçari preferoi kalimin tek zikaltrit në Itali.