U përpoq të fshihej, por ndodhi e kundërta/ Zendaya surprizon Nju Jorkun me aksesorin e pazakontë
Pas një pauze tre-mujore nga skena publike, Zendaya është rikthyer në rrugët e Nju Jorkut me një paraqitje që nuk kaloi pa u vënë re. Aktorja dhe këngëtarja e njohur tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave dhe kalimtarëve, duke dëshmuar edhe një herë sensin e saj të veçantë për modën.
E veshur në një stil më të thjeshtë dhe të rehatshëm, Zendaya kishte zgjedhur një bluzë gri dhe pantallona sportive, të futura brenda çizmeve të zeza deri në gju. Pamjen e kompletonte me një pallto të gjerë dhe një çantë që përputhej me veshjen.
Megjithatë, detaji që mori gjithë vëmendjen ishte aksesorii në kokë: një kapelë e mbyllur që mbulonte flokët dhe qafën, në një nuancë portokalli të ndezur. Edhe pse dukshëm e zgjedhur për t’u mbrojtur nga i ftohti dhe shikimet kureshtare, ky element e bëri paraqitjen e saj edhe më të dallueshme.
Kjo është hera e parë që Zendaya shihet me një aksesor të tillë, por jo hera e parë që ajo eksperimenton me elemente të pazakonshme në stilin e saj. Pikërisht kjo zgjedhje ka forcuar bindjen e ekspertëve të modës se këto lloj kapelet do të jenë ndër trendet kryesore të këtij dimri.
Me temperaturat e ulëta që mbizotërojnë në Nju Jork, duket se Zendaya ka ditur të kombinojë praktikën me stilin, duke u mbrojtur nga i ftohti, por jo edhe nga vëmendja e fotografëve.