‘Ende pa mbushur 100 ditë, qeveria duket e rraskapitur nga babëzia, arroganca dhe budallallëku...’

Analisti Lutfi Dervishi ka reaguar në lidhje me aferat skandaloze të korrupsionit që kanë përfshirë qeverinë ‘Rama 4’.

‘Ende pa mbushur 100 ditë, qeveria duket e rraskapitur nga babëzia, arroganca dhe budallallëku...’, shkruan Dervishi në Facebook, duke ironizuar me situatën politike në vend.

Kujtojmë se së fundmi SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku me qëllim arrestimin e saj, pas ndërhyrjeve në tenderat e tunelit të Llogarasë 190 milionë euro dhe lotet e Unazës së Madhe në Tiranë që arrijnë deri në 450 milionë euro.