‘Koha për reagim’/ Bardhi me demokratët e Njësisë nr. 1: Në 22 dhjetor, të largojmë qeverinë që na vjedh

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me demokratët e Njësisë nr. 1 në Tiranë, me fokus protestën kombëtare të 22 dhjetorit.

‘Protesta e së hënës, datë 22 Dhjetor, ora 18:00, është për çdo familjar që punon dhe nuk ia del dot, sepse qeveria i vjedh! Është për prindërit që mezi mbyllin muajin nga çmimet e larta të korrupsionit! Është për të rinjtë që meritojnë një qeveri pa hajdutë!’, shkruan Bardhi në Facebook.

Postimi i plotë:

Koha për reagim!

Sot në Njësinë nr. 1, në takime me qytetarë që ndajnë të njëjtin shqetësim: të largojmë një qeveri që na vjedh! Na vjedh taksat! Na vjedh votën! Na vjedh të ardhmen!

Prandaj, protesta e së hënës, datë 22 Dhjetor, ora 18:00, është për çdo familjar që punon dhe nuk ia del dot, sepse qeveria i vjedh! Është për prindërit që mezi mbyllin muajin nga çmimet e larta të korrupsionit! Është për të rinjtë që meritojnë një qeveri pa hajdutë!

Korrupsioni na varfëron të gjithëve njësoj! Dhe ne do të protestojmë derisa të ketë ndryshim!