VIDEO/ Teliti: Taksa e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës është të paktën 150 milionë euro në vit

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti i ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka treguar detaje nga mbledhja e këshillit bashkiak ku është miratuar buxheti i vitit 2026.

Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Teliti ka zbuluar se, në vitin 2025, vit kur u arrestuar Erion Velia, të njëjtat punë e prokurorime kanë kushtuar 37% më pak se në vitin 2024, kur Erion Veliaj ishte në zyrën e tij.

Sipas Telitit, kjo do të thotë se janë 150 milionë euro korrupsion në vit në bashkinë e Tiranës që shkojnë në xhepat e drejtuesve të institucionit.

‘Kanë qenë pesë orë në të cilat ka qenë debate të thella midis këshilltarëve të opozitës dhe përfaqësuesve të mazhorancës dhe përfaqësuesve të të ekzekutivit.

Në një moment të caktuar, le të themi mbledhjes, kemi bërë pyetje nga më të shumtat, të cilat pjesa dërrmuese nuk morën absolutisht përgjigje. Madje u arrit në pikën që të thuhej edhe nga ana e nënkryetares së deleguar në detyrën e kryetarit, që unë përgjigjem atyre pyetjeve që dua t'i përgjigjem.

Po në një moment të caktuar, pa e pyetur ne me thënë të drejtën, kryetarja për të kremtuar me punën e vet, u shpreh që krahasuar me vitin 2024, prokurimet publike të kryera gjatë, pra gjatë regjimit të Anuela Ristanit 2025-ën, i kanë kushtuar Bashkisë së Tiranës për të njëjtat zëra, 37% më pak.

E thënë ndryshe, viti i kaluar, çka prokuruar të njëjtat gjëra çka prokuruar dhe ky vit, të njëjtat zëra, janë tenderuar 37% më tepër. Dhe që në atë moment, unë e kam konsideruar atë, me të drejtë të Zotit, që kjo është të paktën taksa e korrupsionit e qeverisjes Veliaj.

E cila është reduktuar si taksë korrupsioni nga ana e qeverisjes së Anuela Ristanit, por përsëri këtu brenda ka elementë korruptive të cilët ne i kemi denoncuar dhe vazhdojmë t'i denoncojmë ditë e ditës. Por të paktën sot kemi një shifër, të pranuar nga vetë mazhoranca socialiste në Këshillin Bashkiak. Ëhë. Që korrupsioni në Bashkinë e Tiranës ishte të paktën në masën 37%.

Pra, sukses për Anuela Ristanin për këtë vit, sipas Anuela Ristanit, jo për ne. Janë prokuruar po 100 gjëra, si në vitin 2024, ashtu edhe në vitin 2025. Por në vitin 2024, ato kanë kushtuar 37% më tepër krahasuar me vitin 2025. Ne e dimë shumë mirë se çfarë po ndodh në prokurimet publike, çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh në prokurimet publike në Bashkinë e Tiranës. Janë afera klienteliste dhe korruptive kryekëput nga para tek e fundit. Prandaj dhe Bashkia e Tiranës refuzon me kartonat e mazhorancës...

Pra, për 100 produkte të prokuruara gjatë vitit 2024, po të njëjtat produkte që janë prokuruar edhe në vitin 2025, në vitin 2024 që ka qenë Veliaj në krye të detyrës, ende pa u arrestuar, këto prokurime kanë kushtuar 37% më shumë. Dakord.

Ndërkohë në vitin 2025, në të cilin jemi tashmë, vetë Bashkia e Tiranës shprehet që për të njëjtat prokurime që kam kryer vitin e kaluar, që i kam përsëritur si procedura edhe këtë vit, se janë prokurime vjetore që përsëriten çdo vit, më kanë kushtuar 37% më pak. Kanë kushtuar më lirë. Kështu që ti thua që kjo është një provë për korrupsionin. Kjo është një provë e shpërdorimit dhe e korrupsionit që ka ndodhur me paranë publike. Po ta përkthej tash sa është në para ky 37%-shi.

Kur ne flasim për një buxhet që është mbi 400 milionë eurosh, 37%-shi është më shumë se 150 milionë euro në vit. Pra vetë Anuela Ristani pranoi sot që abuzimet në Bashkinë e Tiranës vetëm me prokurimet, jo me pronën publike, jo me incenerator, janë të tjera gjëra ato, vetëm me prokurimet me tenderimet publike që bëhen vit pas viti, taksa e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës është të paktën 150 milionë euro. E pranoi vetë, me gojën e saj e tha këtë gjë, ndonëse nuk donte ta shprehte, por ra në grackën e tyre për të patur atë krenarinë e tyre të brendshme se po diskutohej gjatë mbledhjes kush është më i miri Anuela apo Veliaj.

Është një garë e tyre e brendshme. Ranë tashmë në zullumin e tyre dhe na dhanë neve pa dashje, i dhanë opozitës dhe qytetarëve, një shifër të korrupsionit galopant, po të pranuar, të thënë jo nga opozita, por të pranuar vetë tashmë nga drejtuesit e mazhorancës, dhe konkretisht nga drejtuesja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, e cila me zë dhe me figurë në mbledhje zyrtare’, u shpreh ndër të tjera, Dorian Teliti në SYRI TV.